Përmes muzikës së tij, kompozitori i mirënjohur italian dhe pianisti Ludovico Einaudi ka ngritur zërin e tij në mbështetje të tetë milionë njerëzve nga e gjithë bota të cilët kërkojnë mbrojtjen e Oqeanit Arktik.
Einaudi ka performuar një nga kompozimet e tij në një platformë lundruese në mes të Oqeanit, duke pasur në prapavijë akullnajën Wahlenbergbreen, në Svalbard të Norvegjisë.
Muzikanti i njohur ka zgjedhur ta bëjë këtë pasi që në takimin e kësaj jave të Komisionit OSPAR, do të vendoset për sigurimin e zonës së parë të mbrojtur në ujërat e Arktikut.
Në mes të ujërave të akullta, Einaudi luajti në piano kompozicionin e “Elegy” i frymëzuar nga bukuria dhe kërcënimet me të cilat përballet ky vend.
Duke pasur parasysh mungesën e akullit në det për shkak të ndryshimit të klimës, në vendin ku performanca e Einaudit ishte paraparë të mbahej, organizata ka ndërtuar një ajsberg artificial 2.6 x 10 metra, i punuar nga më shumë se 300 trekëndësha druri, mbërthyer së bashku dhe peshon në total gati dy ton.
“Të jesh këtu ka qenë një përvojë e madhe. Unë mund të shoh pastërtinë dhe brishtësinë e kësaj zone me sytë e mi dhe për të interpretuar këtë këngë kam zgjedhur vendin më të mirë në botë”, u shpreh Ludovico Einaudi.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?