Ndërsa vendi i tij vazhdon të shmangë pushtimin rus, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Perëndimin për mungesë guximi.
Në një fjalim të përnatshëm, udhëheqësi i Ukrainës është lutur për avionë luftarakë dhe tanke për të forcuar përpjekjet e trupave të tij në terren dhe sulmoi atë që ai e quajti “ping-pong” të Perëndimit se si dhe kush duhet të na dorëzojë avionët dhe armët e tjera mbrojtëse, ndërsa “sulmet me raketa po vazhdojnë të vrasin civilët”, transmeton portal arbresh.info
“Kam biseduar me mbrojtësit e Mariupolit sot. Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Heroizmi dhe qëndrueshmëria e tyre janë për t’u habitur. Sikur të kishin 1% të guximit të tyre ata që kanë menduar për 31 ditë se si të dorëzojnë dhjetëra avionë dhe tanke”, tha Zelensky.
Pushtimi rus i Ukrainës, tashmë në ditën e tij të 32-të, ka ngecur në shumë zona, duke u lëkundur përballë rezistencës ukrainase të përforcuar nga armët e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë perëndimorë.
Megjithatë, ndihma perëndimore nuk ka përfshirë avionët luftarakë.
Një propozim për transferimin e avionëve polakë në Ukrainë nëpërmjet SHBA-së u anulua për shkak të shqetësimeve të NATO-s për futjen në konflikt me Rusinë./sky/arbresh.info/
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...