Moska tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë fabrikuar prova për të implikuar forcat e Qeverisë siriane në sulmet me armë kimike kundër civilëve.
Zyrtari i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Kirillov, komandant i forcave të rrezatimit, kimike dhe biologjike, tha se sulmi i dyshuar kimik në qytetin Khan Sheikhon, më 4 prill, ka qenë “provokim i organizuar nga grupi sirian i ndihmës Helmetat e Bardha dhe sponsorët e tyre”.
Qeveritë perëndimore dhe inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë fajësuar forcat e Qeverisë siriane për këtë sulm, i cili ka lënë së paku 74 njerëz të vrarë dhe mbi 550 të plagosur,transmeton CNN
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Qeveria siriane ka gjetur pajisje për prodhimin e armëve kimike në qytetin e Dumës, pasi ky i fundit ka rënë nën kontrollin e luftëtarëve antiqeveritarë.
“Një pjesë e pajisjes, e cila ishte profesionale nga pikëpamja e ekspertëve, fatkeqësisht është prodhuar në vendet e Evropës Perëndimore”, tha Zakharova, duke shtuar se Moska është e gatshme të ofrojë dëshmi të këtij pretendimi.
Komentet vijnë para se Kombet e Bashkuara të dalin me një raport për një sulm të dyshuar kimik që ka ndodhur muaj më parë në qytetin Duma.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës