Një grua nga gaza, Rasmeya Hmeid, ka lindur dy binjakë, dhe kjo nuk ishte një lindje e zakonshme, pasi ajo nuk e ka parë burrin e saj pothuajse dy vite.
Burri i saj, Nahed Hmeid, ka qenë në një burg izraelit që nga viti 2007. Edhe pse ajo normalisht mund ta shohë atë, kufizimet e Covid-19 i kanë ndalur vizitat që nga viti 2020, shkruan The Telegraph, transmeton arbresh.info
Kështu që, kur çifti vendosi në fillim të këtij viti se dëshironin të kishin fëmijë, kjo i çoi ata në një rrugë të guximshme, duke kontrabanduar një mostër të spermës së Nahed Hmeid nga burgu dhe në një klinikë fertiliteti në Gaza.
“Ai përgatiti spermën brenda tualetit të qelisë ku e prisnin dëshmitarët për të konfirmuar nëse mostra ishte e burrit tim”, tha Rasmeya.
Mostra u vendos në një enë sterile me një shenjë unike identifikuese, kështu që ajo mund të ishte e sigurt se ishte e tij dhe u dorëzua në Gaza, tha ajo.
Gjithçka pati rezultat të mirë pasi ajo lindi dy djem binjakë, Hamam dhe Hani. “Të afërmit e tij dhe të afërmit e mi ishin shumë të lumtur”, tha ajo.
Familja Hmeid është vetëm një nga dhjetëra çiftet në Gaza që thonë se kanë kontrabanduar mostra sperme nga burgu në çanta biskotash, çakmakë dhe stilolapsa.
Rasmeya Hmeid preferoi të mos jepte shumë detaje se si ia doli nga frika se burri i saj mund të “dënohej nga administrata e burgut”.
Rrethanat e jashtëzakonshme të shtatzënisë së Rasmeya Hmeid erdhën mes polemikave mbi një film të vlerësuar me çmime për kontrabandën e spermës.
Filmi artistik Amira përqendrohet në një vajzë palestineze, babai biologjik i së cilës rezulton të jetë një rojtar burgu izraelit dhe jo babai i saj i burgosur. /arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...