Një gjykatë në Indi ka dënuar dy burra për dhunimin e një të miture 10 vjeçare, e cila lindi një vajzë në gusht. Të dy burrat ishin xhaxhallarët e vajzës.
Shtatzënia e saj u zbulua në mes të korrikut, pas ankesave të saj për dhimbje në stomak, kur prindërit e saj e dërguan në spital, transmeton portali arbresh.info
Njëri nga xhaxhallarët ishte arrestuar, pasi që testi i atësisë nuk përshtatej me atë të vëllait të tij të madh, i cili ishte i dyshuari i parë.
Argumentet e fundit ishin të përfunduara nga pala mbrojtëse. Ndërsa të martën të dy burrat janë shpallur fajtorë nga gjykata.
Vajza nuk ishte në dijeni për shtatzëninë e saj, dhe kishte thënë që barku i saj ishte i fryrë, sepse ajo kishte një gur brenda, tha Geeta Padey në Delhi. Ajo lindi në gusht ndërsa fëmija i porsalindur u është dhënë autoriteteve përkatëse për adoptim./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...