Policia në Indi është duke marrë në pyetje disa persona në lidhje me përdhunimin dhe vrasjen brutale të gjashtë vjeçares në veri të Haryanas.
Trupi i saj është gjetur në afërsi të shtëpisë së saj ku besohet të jetë rrëmbyer në natën e 8 dhjetorit, transmeton portali arbresh.info
Shkalla e lëndimeve të fëmijës i ka tmerruar indianët, të cilët kanë tërhequr paralele me përdhunimin e autobusit të vitit 2012 që shkaktoi zemërim masiv.
Nëna e fëmijës Manoj Dhaka i tha BBC-së se ata donin drejtësi.
“Janë bërë 24 orë dhe policia ende nuk ka kapur askënd”, tha ajo.
Policia ka ndaluar tre të afërm të bashkëshortit të saj për pyetje, por deri më tani nuk janë bërë arrestime. Megjithatë, asnjë detaj nuk është bërë i ditur./Arbresh.info/
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...
Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, vazhdon oper...
Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në ...
Haddad: Franca vend mik i Kosovës, do të mbështesim zhvillim...
Gjuriq: Serbia nënshkroi letrën mbështetëse për Guterresin
Princi Harry dhe Meghan Markle blenë një shtëpi në Europë