Google ADS

Përdhoset varri i gjeneralit De Gaulle në Francë

11:47 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Një vandal përdhosi dje pasdite, pikërisht në ditën kur Franca festonte Ditën Kombëtare të Rezistencës, kryqin mbi varrin e gjeneralit Charles De Gaulle, në Colombey-les-deux-Eglises, pranë Alta Marna.

Një telekamera, që monitorn varrin 24 orë në ditë, regjistroi pamjen e një personi, i cili hipi mbi varr dhe goditi bazën e një kryqi të bardhë me gjatësi 1,5 metra duke shkaktuar rrëzimin e tij, por pa arritur të dëmtojë varrin.

Pas vdekjes, në vitin 1970, De Gaulle u varros në Colombey-les-deux-Eglises, fshat ku kishte një pronë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme