Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu të dielën ka deklaruar se veprimet adekuate të Turqisë do të vazhdojë deri sa Holanda të kërkojë falje për veprimet e saj kundër ministrave turq.
Duke folur para gazetarëve në qytetin francez Metz, Çavuşoğlu kërkoi që qeveria holandeze të kërkojë falje për veprimet që bëri të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri gjithashtu bëri të ditur se i ngarkuar me punë i Turqisë është arrestuar nga policia holandeze.
Ai tha se Turqia tashmë kishte marrë hapin e parë kundër Holandës duke i kërkuar nga ambasadori holandez në Ankara, i cili aktualisht është në pushim, të mos kthehet “për një kohë”.
“Ne patjetër do të marrim edhe hapa të shumta. Holanda do t’i kërkoj falje Turqisë. Për sa kohë që ata nuk e bëjnë, ne do të vazhdojmë të marrim hapa”, ka thënë Çavusoglu.
“Evropa ishte buzë greminës” shtoi ai.
Të shtunën, qeveria holandeze së pari anuloi lejen për aterim të ministrit të Jashtëm turk në Holandë dhe pastaj ndaloi eskortën e ministres së Çështjeve Sociale dhe të Familjes të Turqisë që të hyjë në konsullatën turke në Roterdam.
Ministrat kishin planifikuar të takohen me diasporën turke para referendumit të 16 prillit mbi reformat kushtetuese në Turqi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...