Presidenti amerikan Joe Biden dhe paaradhësi i tij në detyrë, njëherësh kandidat i Republikanëve për Presidencialet 2024, Donald Trump, do të kenë një përballje televizive, edhe pse ishte përfolur se diçka e tillë nuk do të ndodhte.
Ata kanë pranuar të dy një ftesë nga CNN për të debatuar më 27 qershor, në një përballje historike që do t’i japë një hov të ri objektivave të secilit për muajt e fundit të fushatës.
“Kam marrë dhe kam pranuar një ftesë nga CNN për një debat më 27 qershor. Ju pres ju, Donald. Siç thatë ju: kudo, në çdo kohë, në çdo vend“, shkroi Biden në një postim në platformën X.
Pas këtij reagimi të Presidentit, një zyrtar i fushatës së Trump bëri të ditur për CNN se edhe ish-Presidenti e kishte pranuar ofertën.
Pranimi i ftesës për një përballje televizive nga Biden dhe Trump është zhvillimi më i fundit në një përshkallëzim të shpejtë mbi debatet mes dy rivalëve politikë. Organizatorët e fushatës së Biden më herët i bënë thirrje Trumpit që të pranonte përballjen në dy debate presidenciale të organizuara nga kanalet televizive dhe informoi zyrtarisht Komisionin për Debatet Presidenciale se presidenti nuk do të marrë pjesë në debatet e planifikuara më parë për në vjeshtë.
Ish-presidenti reagoi duke thënë se i qëndron debateve të caktuara më herët dhe tha se do të pranonte çdo moderator. Biden vetëm kohët e fundit ka pranuar se do t’i pëlqente të debatonte me Trumpin.
“Donald Trump humbi dy debate pëballë meje në vitin 2020. Që atëherë ai nuk është paraqitur për një debat. Tani ai po sillet sikur dëshiron të debatojë përsëri me mua”, tha Biden në një video të publikuar sot.
“Epo, ma bëj ditën, mik, madje do ta bëj dy herë. Pra, le të zgjedhim datat, Donald – kam dëgjuar se je i lirë të mërkurave”, vazhdoi të thoshte Biden, duke ironizuar me orarin në të cilin Trumpit i duhet të paraqitet në gjykatë për çështjet në ngarkim të tij./a2cnn
Donald Trump lost two debates to me in 2020. Since then, he hasn’t shown up for a debate.
Now he’s acting like he wants to debate me again.
Well, make my day, pal. pic.twitter.com/AkPmvs2q4u
— Joe Biden (@JoeBiden) May 15, 2024
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdekurve nga sulmi në Magdeb...
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...