Google ADS

Për tre muaj 500 milionë bletë kanë vdekur në Brazil

14:18 | 27 Gusht 2019
L G

Vdekja erdhi shpejtë për bletët e Aldo Machado dhe brenda 24 orëve sa ishin të sëmura, dhjetëra mijëra bletë mbetën të shtrira në tokë. Asociacioni i bletëve ‘Rio Grande do Sul’ u trondit kur zbuloi bletët e vdekura.

Pesticidet mbytën diku rreth gjysmë milion bletë në Brazil brenda tre muajve, thonë hulumtuesit e Bloomberg, të cilët ia vënë fajin pesticideve, përdorimi i të cilave është rritur me 770% që nga viti 1990.

Prej krejt insekteve që ekzistojnë në botë, bletët janë më të dobishmet dhe më të nevojshmet. Është gjetur se bletët përmirësojnë kualitetin e çdo bime dhe produkti.

Agrikultura është ekonomia më e fortë në Brazil, që përbën 18% të krejt ekonomisë së vendit. Grupet që kontrollojnë agrikulturën janë më të fuqishmit dhe më me ndikim në vend, që kontrollojnë gjithçka – prej kulturës e deri tek politika.

Presidenti aktual është zgjedhur me mbështetjen e tyre dhe ka premtuar që kjo qeveri është edhe e tyre. Kjo pastaj ka bërë që këto grupe të lejohen të spërkatin me çfarëdo sasie produktet e tyre, për prodhim më të madh.

Brazili ka rritur përdorimi e insektocideve për 150% prej vitit 2000. Greenpeace thotë se 40% e pesticideve që Brazili gjuan nëpër fusha janë shumë helmuese dhe shumica prej tyre nuk do të lejoheshin kurrë në Bashkimin Evropian.

“Prej kur Bolsonaro hyri në zyrën e tij, janë sulmuar vazhdimisht njerëzit tanë, Nëna Natyrë dhe ushqimet”, thotë Sonia Guajajara, aktiviste dhe lidere e Articulaçao dos Povos Indigenas do Brasil, për Unearthed.

Vdekjet e bletëve ndodhën në 5 shtete të Brazilit. Veç në Grande do Sul vdiqën 400 milionë bletë. Vdekja nisi të shpërndahej si epidemi. Bletët vdiqën në masë. Pesticidet që u përdoren duket se kishin helme të ndaluara nga Bashkimi Evropian, si fipronil dhe nenicotinoids. /Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme