Zonja e Parë e Japonisë thuhet se ka bërë diçka në darkë me Donald Trump që po bën jehonë në mbarë botën.
Akie Abe, gruaja e kryeministrit Shinzo Abe, thuhet se ka qenë e ulur pranë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, gjatë darkës së samitit G20 në Hamburg, transmeton portali arbresh.info
Mediat ndërkombëtarë kanë theksuar se Trump dhe zonja Abe nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë mes vete gjatë gjithë mbrëmjes.
“Unë isha ulur pranë gruas së Kryeministrit Abe, për të cilen mendoj se është person i mrekullueshëm, por që nuk di të flasë anglisht…madje as ‘hello’”, citohet të ketë thënë Trump.
“Megjithatë, u gëzova që ndava mbrëmjen me të, sepse ajo është një grua e bukur dhe më pëlqeu”, ka shtuar ai.
Megjithatë, Zonja e Parë e Japonisë e zotëron mirë gjuhën angleze. Nëpër mediat sociale ka qarkulluar një video në të cilën shihet ajo duke e zotëruar mjaft mirë gjuhën angleze.
Përdoruesit e Twitter kanë ardh në përfundim se kjo ka qenë gjetja më e mirë e për të shmangur bisedat me Trump./Arbresh.info
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike ...
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...
Vullneti fajëson Xhenetën për mënyrën se si “ka dal jashtë” ...
Sot përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike