Koreja e Jugut duke filluar nga java e ardhshme do t’u vendosë shirita elektronikë personave që injorojnë urdhrat e karantinës në shtëpi, duke përdorur teknologjinë e fundit të ndjekjes për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit (COVID-19).
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Gang-lip sot deklaroi se ata që refuzojnë të vendosin shiritin elektronik do të dërgohen në strehimore, ku do t’u kërkohet të paguajnë për akomodimin.
Zyrtarët thanë se rreth 46.300 persona aktualisht janë nën karantinë. Numri u rrit ndjeshëm pasi qeveria filloi të zbatojë karantinë 14-ditore për të gjithë pasagjerët që vijnë nga jashtë nga 1 prilli në mes të përkeqësimeve të përhapjes së virusit në Evropë dhe SHBA. Megjithëse individëve të karantinuar u kërkohet të shkarkojnë një aplikacion ndjekjeje që paralajmëron autoritetet nëse largohen nga shtëpitë e tyre, disa prej tyre janë kapur duke dalë jashtë dhe duke lënë telefonat e tyre brenda.
Shiritat e dorës do të komunikojnë me aplikacionet e telefonit përmes ‘Bluetooth’ dhe do të alarmojnë autoritetet në rast se njerëzit largohen nga shtëpia ose përpiqen të heqin shiritat elektronikë./AA
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...