Udhëheqësit autoritarë thjesht nuk vijnë dhe shkojnë. Por edhe kur shkojnë, rrallë herë largohen në heshtje.
Testi i një autokrati si Presidenti Recep Tayyip Erdogan nuk është se si ka ardhur në pushtet, por se si po i trajton kritikët, gazetarët, minoritetet, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Që nga referendumi i mbajtur në muajin prill, ka ikur çdo shpresë për largimin demokratik të Erdoganit.
Në përgjigjje të represionit që Erdogan bëri pas grush shtetit, Turqia vazhdon negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Megjithatë, tani po reflekton nëse duhet të pritet dhe të riorientohet” financimi i para-anëtarësimit: paratë që marrin vendet në mënyrë që të ndihmojnë në përmbushjen e kërkesave ligjore për t’u bashkuar me bllokun.
BE-ja dhe Turqia janë duke luajtur macja me miun dhe po presin se cila do të tërheqë prizën për procesin e pranimit të Turqisë.
Nëse u referefohemi gjykimit të organizatave ndërkombëtare, pritja që Erdogani të bëjë “Trexit” ose të sjellë dënimin me vdekje, ka zbehur përgjegjësitë dhe ka humbur kredibilitetin e BE-së .
Bashkimi Europian duhet të kishte arritur në një përfundim që Turqia nuk ka plotësuar kriteret për anëtarësi dhe nuk është vonë që të kuptohet se Erdogan ka kaluar vijat e kuqe.
Në vend që të përpiqet të mos e rëndojë një autokrat, BE-ja duhet të prapa vlerave të saj bazë, të ndërpresë procesin e pranimit të Turqisë dhe të rivendosë marrëdhëniet e saj dypalëshe.
Është mëse e qartë, se pas më shumë se 12 vite përpjekje, negociatat e pranimit kanë prodhuar të kundërtën e asaj që ishte menduar. Regresioni i vendit në përmbushjen e kritereve politike për anëtarësim në BE është dokumentuar nga Komisioni i BE-së.
Mbajtja e procesit jofuksional minon imazhin e BE-së dhe e pasqyron atë si një fuqi të butë.
BE-ja duhet të vendosë një precedent të rëndësishëm mbi lidhjet e nuk garantojnë anëtarësim. Ky veprim duhet të ketë efekt disiplinues me vendet tjera të Europës Juglindore që presin të anëtarësohen, ku edhe mbështetja popullore për anëtarësim në BE mbetet e lartë.
Turqia do të mbetet një vend europian me kapacitet për të aplikuar përsëri për anëtarësim në BE, nëse dhe kur të jetë gati të pranojë rregullat e bllokut.
Nëse BE-ja bëhet më e ashpër me regjimin, duke mbështetur ndonjë opozitë të mbetur politike, atëherë do të provohet një antidot i efektshëm ndaj sundimit autoritar të Presidentit Erdogan.
Gjërat që e lidhin ngushtë Turqinë me BE-në janë migrimi dhe lëvizja e lirë e njerëzve ( duke përfshirë liberalizimin e vizave), lufta kundër terrorizmit dhe sigurisë rajonale, energjia dhe modernizimi i bashkimit doganor.
Megjithatë, BE-ja duhet t’ia bëj të qartë Erdogani se se çdo bashkëpunim bilateral i ardhshëm duhet të shkojë krah për krah me një dialog të ripërtërirë të të drejtave të njeriut dhe mbështetje të vazhdueshme të BE-së për shoqërinë civile.
BE-ja nuk duhet të braktisë gati gjysmën e popullsisë turke që nuk ka votuar për kodifikimin e autokracisë./arbresh.info/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...