Google ADS

Për shkak të koronavirusit Starbucks mbyll 2,000 pika në Kinë

09:23 | 29 Janar 2020
A. B.

Starbucks ka mbyllur gjysmën e pikave të saj në Kinë për të mbrojtur stafin e saj dhe për të mbështetur përpjekjet e qeverisë për tu solidarizuar me këtë virus.

Të gjitha pikat e këtyre degëve të kafes paralajmërojnë se virusi që po zgjerohet me ka ndikuar edhe në uljen e financave, shkruan BBC përcjell portali arbresh.info

Starbucks ka pothuajse 4,300 dyqane në Kinë, duke e bërë atë tregun më të madh të kompanisë jashtë SHBA-ve.

Numri i vdekjeve nga virusi është rritur në më shumë se 130 dhe pothuajse 6.000 të infektuar janë konfirmuar.

Shefi ekzekutiv i Starbucks, Kevin Johnson tha se firma po “kalonte një situatë shumë dinamike”.

Firma u tha analistëve të Wall Street se kishte planifikuar të azhurnonte parashikimet e saj vjetore të fitimit pas një performance më të mirë seç pritej në tremujorin e parë, por vendosi të ndryshojë parashikimet e saj për shkak të virusit.

Starbucks hapi dyqanin e saj të parë kinez në Pekin në Janar 1999. Shitjet kineze përbëjnë rreth 10% të të ardhurave globale të Starbucks, duke e bërë vendin motorin e tij më të rëndësishëm të rritjes globale.

Masa thekson sfidat kryesore me të cilat përballen korporatat globale nga përhapja e virusit vdekjeprurës. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme