Bota është portokall thonë, e Donald Trump e provoi mbi kurriz çdo të thotë të tallesh një njeri e pas disa kohësh, të gjendesh edhe ti vetë në pozitat që e kthyen në shënjestrën e batutës tënde.
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga turneu 11 ditor në Azi, presidenti amerikan ndjeu nevojën të hidratohej.
Diçka që do te konsiderohej mëse normale dhe e kuptueshme po të mos ishte për atë episodin e 2013-s, kur për të njëjtin gjest, e kryqëzoi publikisht senatorin e Floridës Marco Rubio, me të cilin 3 vite më vonë do të garonte për nominimin republikan në zgjedhjet presidenciale.
“Herën tjetër, bën mirë të pijë me gotë dhe jo me shishe”, e vazhdoi shpotinë e vet në “Twitter” miliarderi njujorkez; impakti do të ishte shumë më pak negativ.
Por këtë radhë, ishte Rubio ai që qeshi i fundit dhe qeshi mirë. “E ngjashme”, shkroi republikani në rrjetet sociale, ama do dhe pak punë. “Duhet bërë me një lëvizje të vetme dhe pa i hequr sytë nga kamera. Si herë e pare megjithatë nuk është keq, ishte mesazhi sarkastik i tij”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...