Një rekord prej 4.5 milionë amerikanësh kanë lënë punën vetëm gjatë muajit nëntor, duke e rritur shkallën e dorëheqjes nga puna në 3%.
Punëtorët në veçanti lanë punë në industrinë e mikpritjes si dhe në kujdesin shëndetësor. Është rritur edhe numri i të dorëhequrve në sektorin e transportit, depove dhe shërbimeve komunale, transmeton portal arbresh.info
Nëse këtij numri i shtohet edhe numri i personave që u pushuan nga puna, atëherë numri total për muajin nëntor shkon në 6.3 milionë.
Kërcimi më i madh i numrit të pushimeve nga puna u regjistrua nga hotelet dhe restorantet, të cilat gjithashtu kishin një numër më të vogël të vendeve të punës të paplotësuara në nëntor, treguan të dhënat.
Amerika kishte 10.6 milionë vende të lira pune në nëntor, një rënie e lehtë nga pak më shumë se 11 milionë në tetor. Numri i vendeve të punës të paplotësuara në SHBA arriti kulmin korrikun e kaluar. Në atë kohë ishin 11.1 milionë.
Në muajin nëntor është rritur numri i punonjësve në financa dhe sigurime, si dhe numri i punonjësve në shërbimin civil, shkruan cnn.
Numri i të punësuarve të rinj ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel si më parë, 6.7 milionë.
“Punëtorët janë duke e lënë punën në një numër rekord për shkak tëp agave të ulta, të cilat janë ndikuar drejtpërdrejtë nga pandemia”, tha Nick Bunker, drejtor i kërkimit në Indeed Hiring Lab.
Pyetja më e madhe që ekspertët e shtrojnë tani është nëse edhe viti 2022 do të përcillet nga e njejta dinamikë./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...