Google ADS

Për herë të tretë në votim marrëveshja e Brexitit

19:54 | 28 Mars 2019
Arbresh.info

Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Britanisë, John Bercow, i ka dhënë dritë jeshile një votimi të tretë të marrëveshjes Brexit e cila është refuzuar dy herë më parë nga deputetët britanikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Votimi i marrëveshjes në parlament do të realizohet nesër, ndonëse Bercow më herët ka thënë se rivotimi i saj do të ishte në kundërshtim me praktikën e parlament në rast se në marrërveshje nuk bëhet ndonjë ndryshim i rëndësishëm.

Marrëveshja kësaj radhe është prezantuar në parlament pa dokumentin politik kornizë të parashtruar më parë, i cili përfshin vizionin në lidhje me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE) pas Brexitit.

Marrëveshja e dakorduar nga kryeministrja Theresa May më herët është refuzuar nga ligjvënësit më 15 janar dhe 12 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme