Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan

23:09 | 28 Dhjetor 2024
R J

Ukraina ka marrë për herë të parë një ngarkesë me gaz natyror të lëngshëm të SHBA-së, ka njoftuar shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak.

“Kjo është më shumë se thjesht një dërgesë – është një hap strategjik”, tha Yermak, shkruan skynews.

“Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të shkatërruar sistemin tonë energjetik gjatë luftës, ne kemi arritur një fitore tjetër në frontin e energjisë”, shtoi ai.
Ukraina, e cila ishte pjesërisht e varur nga gazi rus, nuk ka blerë gaz direkt nga Moska që nga viti 2015, pasi ajo pushtoi dhe aneksoi Krimenë dhe mbështeti militantët separatistë në Ukrainën lindore.

Bëhet e ditur se dërgesa, e cila shkoi përmes Greqisë, u mor nga DTEK, kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë.

Ukraina së fundmi ka njoftuar se nga janari do të ndalojë transitin e gazit rus nëpërmjet territorin e saj.

Të ngjashme