Qyteti Paterson në shtetin e Nju Xhersit për herë të parë ka emëruar shef të policisë një mysliman turko-amerikan.
Ibrahim “Mike” Baycora u betua me dorën e majtë në një kopje të Kur’anit si shefi i 17-të i policisë së qytetit Paterson gjatë një ceremonie në bashkinë e qytetit.
Duke folur në këtë ceremoni, kreu i bashkisë Paterson, Andre Sayegh, përshëndeti të pranishmit në gjuhën turke.
“Në historinë e SHBA-së Baycora do të jetë turku i parë si shef policie. Ai do të jetë myslimani i parë si shef policie në qytetin Paterson”, tha Sayegh duke shtuar se me këtë gjest SHBA ka bërë histori.
“Në këtë vend ka mundësi. Nuk ka rëndësi nga vjen”, u shpreh Baycora.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi