Ajo që për shumë njerëz ka qenë e pa imagjinueshme ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku për herë të parë një femër është duke u kujdesur për sigurinë në vendin e shenjtë Qabe.
Përkundër se Arabia Sudite është njohur si një vend konservator dhe roli i femrës ka qenë thuajse i pa përfillshëm në të gjithë jetën sociale të këtij vendit, viteve të fundit ka filluar të ndryshojë ky trend.
Në vitin 2018 për herë të parë Tamader bin Jusef al Rama është emëruar në funksionin zëvendësministre e Punës dhe Zhvillimit Social në Arabinë Saudite. Ajo është femra e parë e emëruar në funksion të tillë në historinë e vendit.
Vendimi ishte në kuadër të një nga reformat e shumta me të cilat do të rriten të drejtat e grave në Arabinë Saudite.
Mbreti Salman në qershor të vitit 2018 solli dekret sipas të cilit gratë mund të drejtojnë automjete, ndërsa nga muaji i kaluar është e lejuar që të shikojnë edhe ndeshje futbolli në stadium.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...