Për herë të parë janë regjistruar reshjet të shiut në majën e Grenlandës afërsisht dy kilometra mbi nivelin e detit.
Temperaturat në Grenlandë gjatë fundjavës u ngritën mbi nivelin e ngrirjes për herë të tretë në më pak se një dekadë, shkruan cnn transmeton arbresh.info
Ajri i ngrohtë nxiti një ngjarje ekstreme të shiut që hodhi 7 miliardë tonë ujë në akujt, e cila është e mjaftueshme për të mbushur gati 250 mijë herë Pishinën Reflektuese në Qendrën Kombëtare në Uashington.
Ishte reshja më e madhe e shiut në këtë pjesë të globit që nga mbajtja e regjistrave në vitin 1950, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit gjersa sasia e masës së akullit të humbur të dielën ishte shtatë herë më e lartë se mesatarja ditore për këtë kohë të vitit.
Ted Scambos, një shkencëtar i lartë kërkimor në Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit në Universitetin e Kolorados, tha se kjo është dëshmi se Grenlanda po ngrohet me shpejtësi.
“Ajo që po ndodh nuk është thjesht një dekadë e ngrohtë ose dy në një model klimatik endacak”, tha Scambos për CNN. “Kjo është e paparë”, shtoi ai.
“The National Science Foundation’s Summit Station” ndodhet në pikën më të lartë në shtresën e akullit të Grenlandës, ku shkencëtarët mund të vëzhgojnë motin Arktik dhe ndryshimet në akull.
Stacioni ka pasur staf gjatë gjithë vitit që kanë vëzhguar ndryshimet ekstreme që nga viti 1989. Pjesa më e madhe e shiut të fundjavës ra nga bregdeti juglindor i Grenlandës deri në “Stacionin e Samitit”. /arbresh.info
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...