Për herë të parë në dy javë, Australia raportoi rastin e parë lokal me Covid-19

15:41 | 13 Mars 2021
Arditë Shkodra

Australia raportoi të shtunën rastin e parë lokal me COVID-19 në më shumë se dy javë, pasi një mjeke rezultoi pozitive me sëmundjen, duke shkaktuar kufizime në spitalet e zonës.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kryeministrja e shtetit Queensland, Annastacia Palaszczuk, tha se mjekja trajtoi javën e kaluar dy pacientë që ishin kthyer kohët e fundit në Australi, dhe kishin rezultuar pozitivë për variantin britanik.

“Ne e njohim këtë mjeke, e cila monitoroi gjendjen e dy pacientëve me COVID-19, pasi ishte në spital në atë kohë. Tani edhe ajo ka zhvilluar simptoma”, tha kryeministrja në një konferencë shtypi.

Ky është infeksioni i parë lokal i Australisë që nga data 24 shkurt.

Mjekja, emri e së cilës nuk u bë i ditur, trajtoi pacientët, duke i detyruar autoritetet të kërkonin urgjentisht kontaktin, tha Palaszczuk. Autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar se sa njerëz ka trajtuar ajo.

Derisa zyrtarët po e përcaktojnë madhësinë e shpërthimit, të gjitha spitalet në kryeqytetin e shtetit do të jenë të mbyllura për vizitorët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme