Google ADS

Për herë të parë në dekada, bie numri i popullsisë në Kinë

10:41 | 17 Janar 2023
A. B.

Numri i popullsisë në Kinë ka rënë për herë të parë në 60 vjet.

Shkalla kombëtare e lindjeve ka prekur rekord të ri – 6.77 lindje në 1.000 gra.

Numri i popullsisë në këtë shtet më 2022 – 1.4 miliard – ka rënë për 850.000, në krahasim me 2021.

Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie me vite, çka ka nxitur autoritetet të ndryshojnë politikat për të ulur trendin.

Mirëpo, edhe shtatë vjet pas shfuqizimit të politikës për një fëmijë në familje, Kina ka hyrë në atë që një zyrtar e ka përshkruar si “epokë negative të rritjes së popullsisë’.

Në vitin e kaluar edhe numri i vdekjeve e ka tejkaluar numrin e lindjeve.

Më 2022, Kina e ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve prej vitit 1976 – 7.37 vdekje për 1.000 persona, në krahasim me 7.18 vitin paraprak.

Të dhënat e mëparshme qeveritare kanë treguar se Kina mund të përballet me krizë demografike, çka më pas do të ndikonte në uljen e numrit të punëtorëve dhe rritjen e presionit në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Disa ekspertë kanë thënë për transmetuesin britanik BBC, se presin që numri i popullsisë në Kinë të vazhdojë të ulet më 2023.

Edhe shtetet tjera të Azisë Qendrore – sikurse Japonia dhe Koreja e Jugut – janë përballur me trend të njëjtë./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme