Shteti Islam të martën ka komentuar për herë të parë që nga ardhja në pushtet e presidentit Donald Trump, se SHBA-të “po mbyten” dhe se ato “po udhëhiqen nga një idiot”.
Zëdhënësi i ISIS-it, Abi al-Hassan al-Muhajer ka thënë: “Ju (SHBA) keni dështuar dhe kjo shihet në çdo hap”.
“A ka dëshmi më të madhe nga ajo se juve ju udhëheq një idiot, i cili nuk ka lidhje se çfarë është Siria, Iraku apo Islami”, ka thënë zëdhënësi i ISIS-it në audio-porosinë në rrjetin shoqëror Telegram.
Trump fitoren mbi ISIS-in e kishte përcaktuar si prioritet në mandatin e vet.
Forcat që mbështeten nga SHBA po tentojnë që të marrin nga Shteti Islamik dy qytete të mëdha, Mosulin në Irak dhe Raka në Siri.
“Vdis nga inati Amerikë, kombi për të cilin të rinjtë dhe të moshuarit janë të gatshëm të vdesin për Allahun nuk do të humbin”, tha al-Muhajer.
Humbja e Mosulit, çerdhes kryesore të xhihadistëve në Irak, ishte goditje e madhe ndaj Shtetit Islam.
Lucescu tregon lojtarët nga të cilët futbollistët rumun duhe...
BE-ja e gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika ...
Hamza: Asistenca për familjet në skemë sociale do të rritet ...
Turqia dhe Katari nënshkruan një sërë marrëveshjesh tregtare...
ZYRTARE: Claudio Ranieri trajneri më i ri i Romës
“Viktimat dhe i dyshuari kishin pasur mosmarrëveshje e...