Shteti Islam të martën ka komentuar për herë të parë që nga ardhja në pushtet e presidentit Donald Trump, se SHBA-të “po mbyten” dhe se ato “po udhëhiqen nga një idiot”.
Zëdhënësi i ISIS-it, Abi al-Hassan al-Muhajer ka thënë: “Ju (SHBA) keni dështuar dhe kjo shihet në çdo hap”.
“A ka dëshmi më të madhe nga ajo se juve ju udhëheq një idiot, i cili nuk ka lidhje se çfarë është Siria, Iraku apo Islami”, ka thënë zëdhënësi i ISIS-it në audio-porosinë në rrjetin shoqëror Telegram.
Trump fitoren mbi ISIS-in e kishte përcaktuar si prioritet në mandatin e vet.
Forcat që mbështeten nga SHBA po tentojnë që të marrin nga Shteti Islamik dy qytete të mëdha, Mosulin në Irak dhe Raka në Siri.
“Vdis nga inati Amerikë, kombi për të cilin të rinjtë dhe të moshuarit janë të gatshëm të vdesin për Allahun nuk do të humbin”, tha al-Muhajer.
Humbja e Mosulit, çerdhes kryesore të xhihadistëve në Irak, ishte goditje e madhe ndaj Shtetit Islam.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...