Forcat ukrainase kanë goditur sot një nga postblloqet e ushtrisë së Putinit brenda territorit rus për të dytën ditë radhazi. Predha mortajash goditën postën kufitare Krupets në Kursk, Rusia jugperëndimore rreth orës 15:30 me orën lokale sot, tha guvernatori i rajonit.
Në një video të publikuar në Telegram, aleati i Putinit, Roman Starovoit tha se disa predha artilerie goditën pikën kufitare. Ai shtoi se askush nuk u vra apo u plagos në sulm dhe se zjarri ukrainas u neutralizua nga kundërsulmi rus.
Starovoit shtoi: “Falë Zotit që askush nuk u vra. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mirë.”
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nuk bëri asnjë koment për sulmin, i cili nuk është verifikuar nga burime të jashtme Nëse konfirmohet, kjo do të ishte goditja e dytë në pikën e kontrollit të Krupets në dy ditë, pasi forcat e Kievit goditën postën kufitare rreth orës 8 të mëngjesit të djeshëm.
Një zyrë e shërbimit sekret të FSB-së në Bryansk u godit gjithashtu nga artileria ukrainase të premten, tha guvernatori i rajonit. /abcnews.al/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...