Një klient ka mbetur i shokuar në Venedik kur i erdhi fatura me shumën 43 euro për dy kafe dhe dy shishe të vogla me ujë.
Juan Carlos Bustamante ndau me shoqërinë e tij në Facebook tronditjen që pësoi atje, transmeton portali arbresh.info.
Fatura e fryrë ishte si rezultat i çmimit shtesë që kjo kafe kërkon nga klientët që ulen jashtë, në atë që quhet qoshku më diellor i sheshit, karshi Bazilikës së Shën Markut, ku mund të dëgjohen orkestrat që luajnë.
Një zëdhënës i Lavenas (kafeneja në fjalë) ka thënë se pagesa shtesë është në meny, dhe se një kafe brenda barit kushton vetëm 1.25 euro.
Lavena prej kohësh po përballet me ankesat kundër çmimeve të larta në ulëset e jashtme./Arbresh.info/
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...