Google ADS

Për dashurinë heqë dorë edhe nga titulli mbretëror

13:34 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Princesha e Japonisë Ayako do të humbë titullin e saj mbretëror, pasi do të martohet me një njeri të zakonshëm.

Gratë të cilat martohen në familjen perandorake fitojnë status mbretërorë, por ato që martohen me njerëz të zakonshëm duhet të largohen, transmeton portali arbresh.info.

Princesha e Japonisë, Ayako është martuar të hënën në një ceremoni rituale në Meiji të Tokios, që do të thotë se ajo do ta humbë statusin e saj.

Ayako dhe dhëndri Kei Moriya, i cili punon për kompaninë e madhe të anijeve Nippon Yusen, janë paraqitur në lajmet kombëtare duke ecur para mysafirëve në vendin e shenjtë.

Dasma është mbajtur në një nga ndërtesat e stilit të pagodës në kompleksin e shenjtë dhe përfshinin shkëmbimin e unazave dhe një filxhani sake, sipas mediave japoneze.

Ayako ishte e veshur një stilin e epokës Heian dhe një mantel tradicional me modele të kuqe dhe jeshile, kurse Moriya ishte veshur me smoking. Më vonë ajo u ndryshua në një mantel të kuq japonez.

Çifti u takua sepse nënat e tyre ishin mike dhe ata ishin pëlqyer menjëherë, njoftoi e përditshme japoneze The Mainichi.

“Unë jam e mbushur me lumturi”, u tha Ayako gazetarëve pas ceremonisë.

Burri i saj i ri Moriya tha se shpresonte ta ndihmonte gruan e tij të përshtatej me jetën e një të zakonshmeje.

“Dua që ne të punojmë së bashku, krah për krah, për të krijuar një familje të mbushur me buzëqeshje”, tha ai.

Ayako tha lamtumirën e saj zyrtare ndaj perandorit Akihito javën e kaluar dhe tha të hënën se ajo shpresonte të vazhdonte të ndihmonte perandorin dhe perandoreshë si një ish-anëtare e familjes perandorake.

Gazeta në gjuhën angleze The Japan Times raportoi se pavarësisht humbjes së statusit të saj mbretëror, Ayako do të mbante pozita nderi në dy organizata./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme