Një grua nga Kanada ka testuar pozitive me Covid-19 tetë herë brenda 50 dite, raportojnë mediat lokale.
Tracy Schofield nga Kembrixh, Ontario, tha që ajo së pari filloi të përjetonte simptoma – duke përfshirë një ethe, të dridhura dhe vështirësi në frymëmarrje – më 30 mars. Të nesërmen ajo u testua për COVID-19 dhe u zbulua se ishte pozitive, raportoi CTV Neës. Për dy javët e ardhshme, ajo u izolua në shtëpinë e saj, të cilën e ndan me djalin e saj 17-vjeçar, transmeton portal arbresh.info
Gjatë kësaj periudhe – në të cilën ajo nuk e la dhomën e saj, Schofield tha që temperatura e saj arriti në 40.1 gradë dhe ajo humbi sensin e saj të shijes dhe erës.
Pas më shumë se 50 ditësh nga testimi pozitiv, Schofield tha që shumica e simptomave të saj janë zhdukur, por disa ende duket se kanë mbetur. “Unë edhe sot e kësaj dite kam gulçim,” i tha ajo CTV.
Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit (ËHO), pacientët me COVID-19 duhet të dalin dy herë negative të paktën 24 orë larg, para se të konsiderohen të shëruar./arbresh.info/
https://twitter.com/CTVNewsNorthern/status/1263085025349832711?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1263085025349832711%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.newsweek.com%2Fwoman-tests-positive-covid-19-eight-times-50-days-1505346%3Futm_source%3DMSNutm_medium%3DFeedutm_campaign%3DPartnerships
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut