Google ADS

Për 33 ditë, Donald Trump bëri 132 deklarata false

17:10 | 22 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk e ka kaluar asnjë ditë të vetme që nga marrja e postit, ku nuk ka dhënë deklaratë të rreme apo konfuze.

Statistikat janë nxjerrë nga kontrolluesi i fakteve në WP, që monitorojnë deklaratat e Trumpit në ditët e para të presidencës së tij, transmeton portali arbresh.info.

WP thekson se gjatë fushatës parazgjedhore rreth dy të tretat e fjalimeve të tij janë vlersuar si false.

“Të gjithë politikanët shtrembërojnë të vërtetën për t’iu përshtatur qëllimeve të tyre politike, – thonë drejtuesit, – por askush nuk e bën këtë kaq shpesh dhe pa pranuar gabimin, si Trumpi gjatë pak më shumë se 30 ditëve të tij në detyrë”.

Por a do ta prekë kjo të ardhmen politike të Trumpit? “Ndoshta më pak nga sa mendoni”, shkruan “Ëashington Post”.

Megjithatë, mbështetësit e tij, të ndikuar nga deklaratat e Trump për mosbesim ndaj mediave, mund t’i kthejë këto statistika në të parëndësishme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme