Google ADS

Për 24 orë rreth 1 mijë emigrantë nga Libia ia mësyjnë Europës

21:16 | 10 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Burra, gra dhe fëmijë të dëshpëruar nga e gjithë Afrika dhe Lindja e Mesme kanë lënë brigjet e Libisë me pesë anije të ndara dhe ia kanë mësyrë Europës.

Në anijet e improvizuara nga druri, ata kanë tentuar që të largohen nga vështirësitë me të cilat përballen në atdheun e tyre dhe kanë udhëtuar drejt një jetë më të mirë në vendet e BE-së, transmeton portali arbresh.info

Ekipet e shpëtimit kanë theksuar se rreth 130 persona janë shpëtuar nga udhëtimi i rrezikshëm, ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar disa orë vomë.

Kontrabandistët që po pasurohen nga udhëtimi që vë në rrëzik jetën e njerëzve, ishte vendosur që të udhëtonte drejt Italisë.

Gjatë muajve të ardhshëm pritet që numri i emigrantëve të arrijë deri në 500 mijë gjatë këtij viti.

Ekspertët besojnë se emigrantët që tentojnë të hyjnë në vendet e BE-së mund të arrijë rreth 6 mijë në ditë.

Përderisa BE-ja po përpiqet që të ndalojë këto udhëtime të rrezikshme, njerëzit që largohen nga Libia theksojnë se atje janë duke u keqtrajtuar, duke përfshirë përdhunimet, torturat, vrasjet e përditshme dhe shitjen e tyre si skllevër në treg të zi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme