Autoritetet turke kanë bërë të ditur se brenda 24 orëve, 12 mijë persona civilë nga Idlib, janë strëhuar në Turqi për të ikur nga sulmet e Regjimit të Esed-it dhe të Rusisë, transmeton arbresh.info.
Ndryshe, në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.
Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.
Megjithatë, forcat e regjimit dhe Rusia kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.
1.282 civilë, përfshirë 219 gra dhe 341 fëmijë kanë humbur jetën në Zonën e Deeskalimit Idlib që nga nënshkrimi i marrëveshjes së 17 shtatorit të vitit 2018 midis Turqisë dhe Rusisë.
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës