Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan më 11 mars kundër planeve të Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, që kërkon të bëjë ndryshime në sistemin gjyqësor të shtetit.
Protestat mbarëkombëtare kanë qenë një ngjarje e rregullt javore për më shumë se dy muaj.
Pavarësisht protestave, kryeministri i Izraelit dhe aleatët e tij janë zotuar të vazhdojnë përpara me një sërë projektligjesh që do t’i heqin Gjykatës së Lartë aftësinë e saj për të rishikuar legjislacionin dhe për t’u dhënë politikanëve të koalicionit kontroll mbi emërimet në drejtësi.
Aleatët e Netanyahut argumentojnë se ndryshimet janë të nevojshme për të frenuar ndikimin e gjyqtarëve të rinj. Kundërshtarët e tij thonë se ndryshimet do të përqendrojnë pushtetin në duart e Netanyahut dhe do të çojnë shtetin drejt sundimit autoritar.
Më 8 mars, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u detyrua që të ndryshojë planet e vizitës s planifikuar në Izrael, për shkak të protestave anti-qeveritare.
Austin kishte planifikuar që të shkonte në Izrael për një vizitë njëditore, dhe të takohet me zyrtarët izraelitë në Jerusalem apo në Ministrinë e Mbrojtjes në qendër të Tel Avivit.
Por, për shkak të protestave ai i zhvilloi këto takime në një fabrikë pranë aeroportit ndërkombëtar të Izraelit.
Pentagoni tha se ndryshimi i lokacionit të takimeve është bërë me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit./rel
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...