Google ADS

Për 1 pyetje, masakron nëntë persona

21:05 | 5 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Një i “çmendur” nga Rusia ka masakruar nëntë persona gjatë një darkë, pasi ishte zemëruar për shkak të një pyetjes.

Pyetja e cila i ishte drejtuar atij ishte, nëse ai kishte shërbyer në ushtri dhe nëse ishte ‘njeri i fjalës’, transmeton portali arbresh.info

I dyshuari Sergey Yegorov, 45 vjeç, thuhet se u largua nga tryeza e ngrënies për të marrë një shigjetë gjysmë automatik dhe ka hapur zjarr mbi pesë burra dhe karët gra në Tver, që ndodhet në perëndim të Rusisë.

Para se të shtiente, ai u ka thënë atyre:” Tani do e shihni se sa i zoti jam”.

E vetmja e  mbjietuar në atë party, 21-vjeçarja Marina Volk e cila u fsheh nën një duvet ndërsa i armatosur hapi zjarr ndaj viktimave, e ka përshkruar momentin si të ‘llahtarshëm’

“Trutë u kishin dalë jashtë. Ai (Yegorov) është thjesht një i çmendur. Ai hyri dhe i vrau të gjithë. E pashë dhe e kam dëgjuar se si i tërhiqte trupat”, ka thënë ai.

Volk thirri policinë dhe ndaloi  Yegorovin në vendin e ngjarjes në qytetin rus, rreth 180 km në veriperëndim të Moskës.

Sipas mediave ruse, ai ka pranuar para policisë se i ka vrarë të gjithë, për shkak të pyetjes që i ishte bërë.

“U thashe se kam qenë ushtar, ata qeshnin me mua”, citohet të ketë thënë ai./Arbresh.info

4120b4b100000578-4574112-image-a-5_1496680893910 4120b4b700000578-4574112-image-a-2_1496680870620 4120b5ae00000578-4574112-image-a-4_1496680887093 4120b55500000578-4574112-image-a-1_1496680861993 4120b58000000578-4574112-image-a-3_1496680884760

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme