Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve (Pentagon) njoftoi se ka ndaluar dërgesat në lidhje me avionët dhe aktivitetet përgatitore për dy avionët F-35 të planifikuar për t’u dërguar në Turqi në nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Pentagonit, Charles E. Summers, në lidhje me çështjen ka bërë të ditur se kanë hedhur një hap të ri në lidhje me çështjen e programit të F-35 ku edhe Turqia është partnere.
“SHBA, është treguar e qartë se blerja e sistemit S-400 nga Turqia është e papranueshme. Për këtë arsye, Departamenti i Mbrojtjes mori hapat e nevojshëm në drejtim të masave për planifikimin e programit dhe fleksibilitetit të zinxhirit të furnizimit F-35. Aktualisht po punohet për furnizimin nga burime dytësore të pjesëve të prodhuara nga Turqia”, ka thënë Summers.
“Është për keqardhje që Turqia përballet me një situatë të tillë në programin e F-35”, tha Summers duke shtuar se “Departamenti ka hedhur këtë hap me qëllimin si masë për të mbrojtur investimet e përbashkëta të bëra në prodhimin e teknologjisë tonë kritike”.
“Dialogu ynë në këtë çështje të rëndësishme me Turqinë vazhdon. Por, SHBA ka pezulluar aktivitetet dhe dorëzimet në lidhje me aftësitë operacionale F-35 të Turqisë, derisa ajo të heqë dorë nga marrja e S-400. Nëse Turqia blen S-400 rrezikon pjesëmarrjen në programin e F-35”, thekson Summers.
Javën e kaluar në Senatin e SHBA-ve u paraqit projektligji i cili parashikon ndalimin e transferimit të avionëve luftarakë F-35 për Turqinë me arsyetimin se Turqia ka blerë sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.
Turqia në qershor të vitit të kaluar mori pronësinë e dy avionëve F-35. Aktualisht avionët ndodhen në bazën ajrore Luke në Arizona të SHBA-ve dhe ishte planifikuar të dërgoheshin në Turqi në nëntor. Ndërsa edhe në javët e ardhshme pritet që nga Turqia të merret pronësia për dy avionët tjerë F-35.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...