SHBA-ja beson se Rusia po planifikon të inskenojë një sulm të rremë nga forcat ukrainase ndaj territorit rus ose popullatës rusishtfolëse për të justifikuar veprimet e saj pranë kufirit të Ukrainës, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne besojmë se Rusia do të prodhojë një video propagandistike shumë eksplicite, e cila do të përfshijë kufoma dhe aktorë që do të aktronin si vajtues dhe imazhe të vendeve të shkatërruara, si dhe pajisje ushtarake në duart e Ukrainës ose Perëndimit”, u tha Kirby gazetarëve gjatë një konference për shtyp.
“Dhe ne kemi informacion…se rusët ka të ngjarë të duan të sajojnë një pretekst për invazion”, shtoi ai.
New York Times raportoi më herët se SHBA-ja ka marrë informacione të inteligjencës në lidhje me një plan rus për të përhapur një video të rreme për të forcuar fushatën e saj të dezinformimit.
Sipas zyrtarëve të lartë të administratës dhe të tjerëve të informuar mbi materialin, videoja “ka synuar të përpunohej me plane për imazhe eksplicitetë një situate të inskenuar me kufoma pas një shpërthimi dhe pamje të vendeve të shkatërruara”, tha Times.
Zyrtarët thanë gjithashtu se videoja ishte caktuar të përfshinte gjithashtu pajisje ushtarake të falsifikuara ukrainase, dronë të prodhuar nga Turqia dhe aktorë vajtues rusishtfolës.
Ukraina dhe Rusia janë përfshirë në konflikt që nga shpërthimi i armiqësive në rajonin lindor të Donbasit në vitin 2014 pasi Rusia aneksoi ilegalisht Gadishullin e Krimesë.
Rusia gjithashtu ka grumbulluar kohët e fundit dhjetëra mijëra trupa pranë kufijve të Ukrainës, duke shkaktuar frikën se Kremlini mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër ish-republikës sovjetike.
Moska ka mohuar se po përgatitet për invazion, duke thënë se trupat e saj janë atje për stërvitje.
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...
Sveçla dhe Krasniqi vlerësuan përkushtimin e policisë në ras...