Rusia ka ndryshuar taktikat e luftës, ka paralajmëruar një zyrtar i Pentagonit.
Për Guardian, zyrtari i lartë amerikan tha deklaruar se Rusia është përqendruar në lindje të Ukrainës dhe se forcat ushtarake ruse kanë “mësuar shumë nga dështimi në fillim të pushtimit”, transmeton portal arbresh.info
“Ne kemi parë në ditët e fundit se ata po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të krijuar kushtet për një ofensivë. Ne e quajmë atë operacione formësimi,” tha ai.
Zelensky: Beteja për Donbasin është duke u zhvilluar tani
Rusia ka zhvendosur 11 grupe të reja taktike batalionesh në Ukrainën lindore dhe jugore ditët e fundit, duke përgatitur artileri të rëndë, forca ajrore dhe mjete të tjera ushtarake për ofensivën dhe duke dërguar më shumë trupa në rajon.
Moska tërhoqi forcat nga veriu dhe i solli ato në zonat përreth Kievit për t’u përqendruar në frontin lindor, shtoi ai.
Ushtria ruse tani po përqendrohet në marrjen e kontrollit të Donbasit, raporton Reuters.
Përforcimet ruse kanë krijuar terrenin për një betejë të stërzgjatur që analistët ushtarakë thonë se me siguri do të shkaktojë humbje të mëdha në të dyja palët, ndërsa rusët përpiqen të rrethojnë luftëtarët ukrainas që po përpiqen të mbrojnë Donbasin./arbresh.info/
Gërvalla takon homologun nga Lituania, në fokus situata e si...
Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, bisedo...
Nga “gruaja e akullt” te Elon Musk, emrat që mund të përbëjn...
Deputetja Kusari-Lila fiton betejën me kancerin e gjirit
Humbjet e Real Madridit, Carlo Ancelotti: Kemi gjetur proble...
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i për...