Më shumë se 120 projekte ndërtimesh ushtarake amerikane do të pezullohen ndërsa Pentagoni përgatitet të përdorë 3.6 miliardë dollarë për të ndërtuar ose përmirësuar pjesë të murit kufitar me Meksikën, thanë zyrtarë amerikanë.
Në fillim të këtij viti, presidenti Donald Trump shpalli një emergjencë kombëtare në përpjekje për të financuar murin e premtuar në kufirin SHBA-Meksikë.
Pentagoni tha që mund të devijonte 3.6 miliardë dollarë nga buxheti dhe t’i sigurojë Kongresit një listë të projekteve që mund të shpëtonin, por nuk dha detaje.
Të martën, zyrtarët e Pentagonit thanë që 127 projekte do të mbuloheshin dhe 1.8 miliard dollarët e parë do të vinin nga sipërmarrjet e pezulluara të ndërtimit ushtarak jashtë Shteteve të Bashkuara. Kësti i dytë do të vononte projektet ushtarake brenda SHBA, thanë zyrtarët,transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman u tha gazetarëve se ligjvënësit ishin të informuar për vendimin, i cili është në përputhje me strategjinë e mbrojtjes kombëtare, por njoftimi u kritikua nga demokratët.
“Ky vendim do të dëmtojë projektet e planifikuara, tashmë të rëndësishme, të dizajnuara për të mbështetur oficerët tanë në instalimet ushtarake në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në botë,” tha kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër