Google ADS

Pentagoni: Nuk e ndihmuam Ukrainën për të goditur anijen “Moska”

08:27 | 6 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Pentagoni mohoi t’i ketë dhënë Ukrainës informacion specifik për shënjestrimin e anijes “Moskva” , kryqëzori me raketa që ishte krenaria e fotës ruse së Moskës në Detin e Zi.

“Ne nuk i dhamë Ukrainës informacione specifike për shënjestrimin e Moskës”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë të enjten mbrëma.

“Nuk ishim të përfshirë në vendimin e ukrainasve për të goditur anijen ose në operacionin që ata kryen. Ne nuk kishim njohuri paraprake për qëllimin e Ukrainës për të shënjestruar anijen”, theksoi ai, raporton CNN, transmeton arbresh.info.

Ukraina pretendoi se e kishte goditur anijen me dy raketa Neptun në mes të prillit. Anija më pas u mbyt ndërsa po tërhiqej në port për riparime. Rusia tha se dëmtimi i anijes ishte rezultat i shpërthimit të municioneve.

“Ukrainasit kanë aftësitë e tyre të inteligjencës për të gjurmuar dhe synuar anijet detare ruse, siç bënë në këtë rast”, shtoi Kirby./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme