Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni), ka njoftuar se pjesa e fondit të alokuar nga buxheti i mbrojtjes së SHBA-ve do të përdoret për ndërtimin e murit të planifikuar me Meksikën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Pentagonit, Tom Crosson në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështjen tha se “Ne kemi njoftuar Kongresin se sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan pas shqyrtimit të ekipit të tij dhe rekomandimit të Shtabit të Përgjithshëm, ka pranuar të marrë përsipër rinovimin e gardheve në katër projekte shtesë në Tuscon (Arizona) dhe në El Centro (Teksas) që arrijnë gjithsej në 78,25 milje (126 kilometra) në vlerën prej 1.5 miliard dollarë”.
Crosson vuri në dukje se ky fond u sigurua nga kursimet e buxhetit të Pentagonit si dhe nga ndryshimet dhe rishikimet në disa programe.
– Shanahan konfirmon shkurtimin e fondit mbështetës për Afganistanin
Ndërkohë edhe mediat amerikane në lajmet e tyre të bazuara në zyrtarët e SHBA-ve pretendojnë se nga fondi 1.5 miliard dollarë, 600 milionë dollarë janë siguruar nga fondi i planifikuar për forcat afgane të sigurisë.
Sekretari i Mbrojtjes, Shanahan në një deklaratë para takimit me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë Dr. Artis Pabriks duke mos përgënjeshtruar këtë pretendim konfirmoi se një pjesë e fondit në fjalë ishte tërhequr nga disa programe në Afganistan.
– Mesazh Iranit
Në pyetjen nëse ka apo jo ndonjë ndryshim në sjelljen e Iranit pasi SHBA-të dërguan aeroplanmbajtësen dhe avionët e saj bombardues në Lindjen e Mesme, Shanahan tha se “Është e rëndësishme që Irani të kuptojë se do të marrë një përgjigje të përshtatshme nëse sulmon amerikanët ose interesat tona”.
“Ne jemi atje për të mposhtur terrorizmin, për të luftuar për sigurinë. Jemi atje për organizatat nëntokësore, por ne gjithashtu do ta mbrojmë edhe veten”, tha Shanahan duke vënë në dukje se nuk mund të thotë se çfarë bën aktualisht Irani.
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka