Pentagoni ka kryer një manovër masive ushtarake, duke vënë në dukje 35 avionë luftarakë supersonikë F-35.
Avionët u rreshtuan të gjithë në një pistë dhe më pas u ngritën në ajër me radhë, secili 20 deri në 40 sekonda pas tjetrit, duke krijuar një pamje madhështore.
Manovra u bë për të treguar gatishmërinë e forcave ajrore për t’u nisur në masë, në rast nevoje, për të mbrojtur vendin.
“Ngritja në ajër e disa skuadrave të ndryshme, njëkohësisht, është një sifidë e madhe dhe kërkon aftësi të larta profesionale. Pilotët dëshmuan aftësinë e tyre për t’u angazhuar si një forcë e madhe ajrore, për të kundërvepruar ndaj sulmeve që vijnë si nga ajri, ashtu dhe nga toka”, thanë Forcat Ajrore amerikane.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...