Google ADS

Pentagoni: Forcat ruse po kryejnë krime lufte në Ukrainë

23:18 | 21 Mars 2022
Trina Galanxhi

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, duke thënë se ka prova të qarta që po ndodhin vepra të tilla.

Gjatë një konference për shtyp, Pentagoni tha se është duke mbledhur provat e mizorive, transmeton portal arbresh.info

“Ne sigurisht shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ai tha se SHBA do të kontribuojë në procesin hetimor.

Në fillim të këtij muaji, Mbretëria e Bashkuar dhe 37 vende të tjera referuan Rusinë te prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për të hetuar “krimet e luftës në Ukrainë” në referimin më të madh në historinë e GJPN-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme