Pentagoni edhe zyrtarisht ka publikuar tre video të shkurtra që tregojnë “fenomene ajrore të paidentifikuara” që më parë ishin publikuar nga një kompani private.
Video tregon atë që duket të jenë objekte të paidentifikuara duke lëvizur me shpejtësi gjersa u xhiruar nga kamera infra të kuqe, transmeton portali arbresh.info.
Dy nga videot përmbajë anëtarë të shërbimit duke reaguar me befasi se sa shpejt janë duke lëvizur objektet. Një zë spekulon që mund të jetë një dron.
Marina më parë pranoi vërtetësinë e videove në shtator të vitit të kaluar. Ata po i lëshojnë zyrtarisht tani, “për të pastruar çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar ishin të vërteta, ose nëse ka apo jo më shumë në video”, sipas zëdhënëses së Pentagonit Sue Gough.
“Pas një shqyrtimi të plotë, departamenti ka përcaktuar që lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi ose sistem të ndjeshëm”, tha Gough në një deklaratë, dhe nuk imponon asnjë hetim të mëvonshëm për inkursione ushtarake në hapësirën ajrore nga fenomene ajrore të paidentifikuara”.
Marinës tani ka udhëzime zyrtare për mënyrën sesi pilotët e saj mund të raportojnë kur besojnë se kanë parë UFO të mundshëm./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...