Pentagoni ka kërkuar buxhet prej 718 miliardë dollarëve për vitin fiskal 2020, që është një rritje prej 5 për qind nga ajo që iu aprovua në vitin 2019, raporton Anadolu Agency (AA).
Përderisa Shtëpia e Bardhë të hënën, më 11 mars, ka publikuar pikat kryesore të buxhetit të mbrojtjes, Pentagoni ka publikuar buxhetin e plotë të martën, më 12 mars.
Buxheti në vlerë prej 718 miliardë dollarëve përbëhet prej një buxheti bazë në vlerë prej 544 miliardë dollarëve, me 164 miliardë dollarë shtesë të dedikuara për operacione të mundshme jashtë vendit.
Departamenti i Mbrojtjes gjithashtu ka kërkuar 14 miliardë dollarë për forcat hapësinore, ku 72 milionë dollarë do të përdoren për të ndërtuar zyrat qendrore të degës së re ushtarake.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ishte i pari që vitin e kaluar njoftoi planet për të krijuar forcat hapësinore, që do të shndërrohen në degën e gjashtë të forcave të armatosura.
Kjo do të jetë hera e parë që shtohet degë e re ushtarake në 72 vitet e fundit.
Pentagoni gjithashtu ka kërkuar 13.6 miliartë dollarë për të zhvilluar kapacitete për mbrojtjen nga raketat, përderisa Kina dhe Rusia janë në garë për të krijuar armë të reja supersonike.
Pjesë e kërkesave në buxhet janë edhe 9 miliardë dollarë për fonde emergjente, që përfshijnë përpjekjet për lehtësimin e pasojave nga stuhitë, si dhe 3.6 miliardë dollarë të orientuara për ndërtimin eventual të murit përgjatë kufirit të premtuar nga Trump.
“Ne kemi para të reja në buxhetin për kufijtë për të mbështetur prioritetet e presidentit”, tha Elaine McCusker, ndihmëse e nënsekretarit të mbrojtjes.
Muajin e kaluar, Trump shpalli emergjencë kombëtare për sigurinë në kufijtë, duke tentuar të shmang Kongresin për fondet pasi ligjvënësit miratuan vetëm një pjesë të vogël nga gjithsej 5.7 miliardë dollarëve sa kërkoheshin për të ndërtuar murin në kufirin SHBA-Meksikë.
Buxheti i administratës së presidentin Trump është vetëm një kërkesë ndaj Kongresit, i cili ka autoritetin që të dizajnojë dhe të aprovojë buxhete federale. Nuk pritet legjislatura federale të reflektoj ndaj propozim buxhetit.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua