Lufta e fjalëve mes Uashingtonit dhe Koresë së Veriut intensifikohet, me këtë të fundit që deklaroi se plani i saj për të lëshuar 4 raketa pranë territorit amerikan të Guamit do të jetë gati së shpejti.
Media shtetërore e Penianit, KCNA citoi të mërkurën Gjeneralin Kim Rak Gyom, sipas të cilit, Peniani është “gati të ndërmarrë” një veprim ushtarak që ka në shënjestër territorin amerikan në Paqësorin Perëndimor, ku janë stacionuar një sasi e konsiderueshme forcash ajrore dhe detare të SHBA-së. Kim, i cili komandon Forcën Strategjike të Ushtrisë Popullore të Koresë, tha se Veriu do të finalizojë një plan nga mesi i gushtit për të hedhur katër raketa me rreze të mesme, të njohura si Hwasong-12 në drejtim të ishullit.
Sipas tij, pas kalimit mbi Japoni, raketat do të binin në ne det rreth 30 km larg Guamit, nëse plani do të aprovohet nga Kim Jong Un. Regjimi komunist denoncoi paralajmërimin e Presidentit Donald Trump se do të reagonte me zjarr e furi dhe tha se lideri amerikan po vepronte në mënyrë të paarsyeshme.
Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis i bëri një kërcënimin të ashpër Koresë së Veriut, duke thënë se regjimi duhet të heqë dorë nga çdo akt që do të “çonte në fundin e regjimit dhe shkatërrimin e popullit”. Mattis tha se pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për një zgjidhje diplomatike, fuqia e kombinuar ushtarake e Amerikës dhe e aleatëve të saj është më e madhja në botë.
Të mërkurën, Presidenti Donald Trump deklaroi se arsenali bërthamor i SHBA-së “është shumë më i fortë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë”. Ai i bëri komentet ndërkohë që Sekretari i tij i Shtetit, Rex Tillerson u përpoq të zbuste krizën rreth Koresë së Veriut.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...