Autoritetet po negociojnë me një person të seksit mashkull, që dyshohet se ka marrë peng disa persona në një sinagogë në qytetin Colleyville të Teksasit. Incidenti ndodhi gjatë një shërbese fetare të shtunën e cila po transmetohej drejtpërdrejt, sipas gazetës lokale Fort Worth Star-Telegram.
Departamenti i policisë shkruante në Twitter më herët të shtunën se po kryente operacione me forcat speciale (SWAT) në zonën ku ndodhet Kongregacioni Beth Israel dhe tha se të gjithë banorët aty pranë po evakuoheshin.
Autoritetet nuk kanë njoftuar për ndonjë lëndim brenda ndërtesës, sipas televizionit Dallas Morning News.
“Përfaqësuesit e policisë së Colleyville-t (Dara Nelson) thanë se negociatorët kanë kontaktuar me një person brenda sinagogës që ata besojnë se është personi i dyshuar për marrjen peng të disa personave”, bëri të ditur Dallas Morning News.
Personi u dëgjua duke bërë një bisedë, që dukej të ishte një telefonatë gjatë një transmetimit të drejtpërdrejtë të shërbimit Shabbat të sinagogës hebraike. Transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre rreth orës 15:00 me orën lokale të Uashingtonit.
Kongregacioni Beth Israel është themeluar në vitin 1999./ VOA/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...