Për rikthimin e myslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh si pasojë e sulmeve të ushtrisë dhe bandave budiste, qeveria e Mianmarit ka vendosur kushtin që ata duhet të jenë të pajisur me dokumente zyrtare. Por, shumica e myslimanëve të Arakanit që nuk pranohen si “nënshtetas” nuk janë të regjistruar, raporton Anadolu.
Në një deklaratë nga Zyra e ministres së Punëve të Jashtme të Mianmarit, Aung San Suu Kyi është njoftuar se myslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh do të ripranohen në Mianmar në rast se janë të pajisur me dokumente zyrtare ashtu siç parashikohet edhe në marrëveshjen e arritur në prill të vitit 1992 mes Bangladeshit dhe Mianmarit.
Në marrëveshjen e vitit 1992 që përmendet në deklaratë thuhet se do të pranohet rikthimi në vend i myslimanëve të Arakanit që janë të pajisur me kartën e identitetit të vlefshme të Mianmarit, por sipas një ligji në vitin 1982 në Mianmar bëhet e ditur se nuk janë të pajisur me kartë identiteti shumica e myslimanëve të Arakanit të cilëve u është marrë e drejta e nënshtetësisë.
Duke marrë parasysh të gjitha këto pavarësisht se qeveria e Mianmarit ka njoftuar se do të rimarrë muslimanët e Arakanit, parashikohet se ato do të mbeten pothuajse të gjithë në Bangladesh për shkak se nuk do të kenë mundësinë që të përmbushin kushtet e nevojshme.
Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Në këtë mënyrë ende nuk mund të verifikohet numri i saktë i viktimave, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.
Gjatë sulmeve të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë shënjestruar mbi 200 fshatra, ndërsa dhjetëra prej tyre janë djegur.
Afërsisht 84 përqind e 2 milionë myslimanëve të Arakanit të cilët që nga viti 1970 përballen me sulmet sistematike të spastrimit etnik në Mianmar kanë qenë të detyruar të strehohen në vendet përreth.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...