Donald Trump kaloi pjesën më të madhe të vitit 2016 duke këmbëngulur se të qenit president do të ishte diçka e lehtë, të paktën sipas tij.
“Huffington Post” hartoi një sërë shembujsh sesi ai kishte zvogëluar problemet që shoqërojnë punën e kreut të Shtëpisë së Bardhë, si të ishin gjëra që zgjidheshin shumë thjesht. Ndërtimi i murit në kufi me Meksikën është gjë e thjeshtë. Mposhtja e Hillary Clintonit do të ishte gjithashtu e thjeshtë për të. Sikurse edhe rinegociimi i marrëveshjes me Iranin… Por edhe zvogëlimi i borxhit kombëtar ishte diçka e lehtë, sipas tij. Të sillesh si president? Më e thjeshta ndër të gjitha…
Por, përballë një reporteri të “Reuters”-it këtë javë, megjithatë, Trump pati një vlerësim disi të ndryshëm të presidencës së drejtuar tashmë prej tij.
“E dashuroja jetën time të mëparshme, kisha shumë gjëra për të bërë. Por kjo e tanishmja është një punë më e rëndësishme, sesa ato që kam bërë më parë në jetë”, është shprehur Trump.
“Mendoja se do të ishte gjithçka më e lehtë. Mendoja se do të ishte diçka… Ju e dini që unë jam një person shumë i fokusuar te detajet. Mendoja se do ma thonit ju, por e pranoj: më mungon jeta ime e mëparshme. Më pëlqen të punoj shumë, e kjo nuk është problem për mua, por kjo e tanishmja është një punë shumë më e vështirë”, deklaroi më tej shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Kjo ishte hera e parë që Trump deklaron se puna si president është më e komplikuar nga sa e kishte menduar. Në nëntor, “NBC News” raportoi se Trump i kishte thënë ish-kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, se “kjo është vërtet një punë shumë më e vështirë nga sa e kisha menduar”. Dhe cila ishte përgjigjja e Gingrich? “…shumë mirë. Ai duhej ta kishte menduar atë”.
Më pas vijnë edhe çështje individuale. “Askush nuk e dinte se akti për kujdesin shëndetësor do të ishte kaq shumë i komplikuar”, është shprehur më herët ai. Ndërkohë, në një tjetër deklaratë, ai kishte rrëfyer se i duhej të komunikonte në telefon me presidentin e Kinës, për të kuptuar se situata në gadishullin korean nuk ishte “edhe aq e lehtë”.
Sigurisht, në komentet e Trump ka një element surprize, një iluzion befasie se, të kesh përgjegjësi për mirëqenien e 320 milionë banorëve, të ndërthurur në një ekonomi globale dhe marrëdhënie ndërkombëtare, mund të rezultojë të jetë shumë më e komplikuar sesa të drejtosh thjesht një perandori pasurish të paluajtshme në Manhattan.
Por a ka një grup që ndoshta nuk surprizohet nga fakti se Trump nuk ishte i përgatitur për presidencën? Po, ka dhe nuk është i vogël…shumica e amerikanëve! Në asnjë moment të fushatës së vitit 2016, shumica e amerikanëve nuk e kishin vënë në dyshim bindjen e tyre se Trump ishte i pakualifikuar për detyrën e presidentit. Sondazhe të shumta e treguan këtë. I vetmi grup që e konsideronte atë si të kualifikueshëm për këtë pozicion të rëndësishëm, ishin votuesit e bardhë të klasës punëtore, që përbënë edhe bërthamën e mbështetjes së tij që nga fillimet e kandidaturës.
Shumica e amerikanëve shihnin kandidaten demokrate Clinton si më të përgatitur sesa Trump, e sondazhet ishin me diferenca të mëdha, përfshi këtu demokratë dhe të pavarur. Ndërkohë që, një numër gjithnjë e në rritje republikanësh po i bashkoheshin zërave se Clinton ishte më e kualifikuar sesa Trump, përkundrejt demokratëve që mendonin diçka të tillë për Trumpin përballë Clintonit.
Por në mesin e intervistës për “Reuters”, Trump u ndal për pak për të treguar kopje të një harte që kishte në duar. Harta tregonte Shtetet e Bashkuara, të ngjyrosura pikërisht sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2016-s. “Është e bukur, apo jo?”, pyeti ai intervistuesin. Por për një gjë duket se ka pasur të drejtë: mposhtja e Clintonit, siç rezultoi, ishte diçka më e lehtë nga sa e mendonin apo prisnin shumica e amerikanëve dhe jo vetëm, por edhe e gjithë bota.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...