Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sonte deklaroi se NATO katër muaj më parë kishte informacione se Rusia do të pushtonte Ukrainën.
Ai tregon se ai si kreu i një shteti anëtar të NATO-s, kishte një informacion të tillë në fillim të nëntorit, transmeton portal arbresh.info
“Informacioni i parë i komunikuar që tregonte se Rusia po përgatiste një pushtim të Ukrainës, në të gjithë territorin, ne që jemi të autorizuar ta marrim atë informacion përmes mekanizmave të NATO-s, e morëm më 5 nëntor të vitit të kaluar. “Katër muaj më parë,” tha Pendarovski në një intervistë.
Pendarovksi tha se NATO ia kka huqur datës së saktë të pushtim vetëm për tre ditë.
Kur është fjala për shtrirjen e sulmit dhe drejtimet e sulmit, Pendarovski thotë se kjo ishte pikërisht ajo që ishte parashikuar.
“Më duhet të them se disa shërbime të mëdha të inteligjencës në atë kohë, për të mos thënë deri në Vitin e Ri, nuk besuan se ishte e vërtetë. Kështu që ata kontrolluan në mënyrën e tyre. Tani po e vërtetojmë se informacioni ishte 100 përqind i saktë”, shtoi ai.
Tashmë është bërë një javë që kur kanë filluar sulmet rusë në Ukrainë./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe