SHBA-ja mbetet e vendosur për bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, por kërkon prova të shpejta deri në fund të vitit 2017, që aleatët e tyre të NATO-s të jenë të gatshëm të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e përbashkët, deklaroi dje zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence.
“Presidenti amerikan, Donald Trump shpreson për progres real deri në fund të vitit 2017 nga ana e aleatëve të NATO-s që nuk respektojnë pragun e shpenzimeve ushtarake në masën e të paktën dy për qind të PBB-së së tyre”, konfirmoi sot në Bruksel zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence.
Ky prag u vendos në vitin 2014 nga 28 vende të Aleancës Atlantike, që kërkon që secili ta respektojë deri në harkun kohor të vitit 2024.
Sot që flasim vetëm pesë vende si SHBA-ja, Greqia, Britania e Madhe, Polonia dhe Estonia i kanë respektuar këto shpenzime, gjë të cilën Donald Trump e ka kritikuar shpesh këto muajt e fundit.
Ai theksoi se SHBA-ja do të mendohet dy herë për të përmbushur detyrimet ndaj Aleatëve nëse këta të fundit nuk shpenzojnë më shumë sa më shpejt të jetë e mundur.
Në këtë rast, SHBA-ja do të moderojë angazhimin në NATO”, theksoi javën e kaluar kreu i Pentagonit, James Mattis.
“Mbrojtja e Evropës kërkon një angazhim të Evropës po aq sa pjesa jonë”, theksoi sot Mike Pence, i cili zhvilloi vizitën e parë në selinë e NATO-s.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...